Jo vetëm Osman Dembele do të largohet nga Barcelona. Me sulmuesin ka një “përçarje” dhe pritet oferta e duhur dhe menjëherë sulmuesit do të shitet. Me valixhet në duar është edhe mesfushori Rafinja. I kthyer në verë nga Interi, që vendosi të mos e blejë mesfushorin, sipas “Mundo Deportivo” braziliani nuk është në planet e Ernesto Valverdes. Barcelona është e gatshme ta shesë.
Për shërbimet e tij, kushdo që e dëshiron do të duhet të paguajë rreth 30 milionë euro. Këtë sezon mesfushori 25-vjeçar është aktivizuar vetëm në katër ndeshje në kampionat, tre prej të cilave i ka nisur nga minuta e parë.
Me Interin ai luajti rregullisht, teksa në gjashtë muaj në Serie A zbriti në fushë në 17 ndeshje (12 titullar). Me zikaltrit ai arriti të shënojë edhe dy gola në kampionat. Tashmë Rafinja mund të ndryshojë sërish ekip dhe mbetet për t’u parë se ku do ta sistemojnë Barcelona këtë herë.