U deshën tri ndeshje që Myrto Uzuni të tunde për herë të parë rrjetën në kampionatin kroat. Futbollisti beratas kreu një ndeshje të shkëlqyer në transfertën e Lokomotivës ndaj Goricës, ku kontribuoi me një gol dhe një asist për ta çuar rezultatin përfundimtar të takimit në 0-3.
Menjëherë pas shënimit të golit, Uzuni zgjodhi të festonte me shqiponjë një sinjal i qartë ky se objektivi i radhës për të është kombëtarja dhe të mendosh se para një viti e gjysmë luante në Kategorinë e Parë me Apoloninë.
Në një prononcim të shkurtër pas përfundimit të ndeshjes Uzuni tha se golin ia dedikonte familjes dhe se ëndrra e tij është një ftesë në kombëtaren shqiptare. “U ndjeva një çlirim i madh për mua, pasi në ndeshjet e kaluar kam qenë i pafat. Golin ia dedikoj familjes sime. Do të punoj fort dhe do jap 100% për skuadrën. Objektivi im është të marr një ftesë nga kombëtarja e Shqipërisë, besoj se nëse vazhdoj të luaj mirë do ta realizoj këtë ëndërr timen”
https://www.youtube.com/watch?v=nRJ7cjkvB6w&feature=youtu.be