Uzuni: Gjithçka perfekte, ja ku ndryshon Superiorja me kampionatin kroat

Myrto Uzuni po kalon një moment mjaft të mirë. Në ndeshjen e djeshme kundër Hajdukut të Splitit ai asistoi dhe shënoi, duke qenë një nga më të mirët në fushën e lojës në fitoren 2-0 që Lokomotiva e Zagrebit regjistroi në shtëpi.

Pas ndeshjes, Uzuni ka folur për paraqitjen e tij dhe se si ndihet në Zagreb: “Ishte një ndeshje e mrekullueshme, jam i lumtur për golin dhe asistin e dhënë, por po mendoj vetëm të ndihmoj ekipin tim. Ndihem shkëlqyeshëm në Zagreb dhe gëzoj besimin e madh të trajnerit. Gjithçka është ashtu si duhet të jetë. Lojtarët e tjerë më kanë pritur mirë dhe ardhja në Kroaci është një hap i madh përpara për mua”.

Uzuni, i cili ka fituar edhe një vend në kombëtaren shqiptare, është pyetur edhe për diferencat e futbollit tonë me atë kroat. “Ka një diferencë të madhe mes futbollit kroat dhe atij shqiptar. këtu luhet futboll më i shpejtë, është më dinamik. Në Shqipëri ndeshjet ndalohen shpesh nga ndërhyrjet’, ka deklaruar beratasi, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e Laçit.

Në fund ai ka folur edhe për ambiciet që ka: “Dua të rritem edhe më shumë, por mbi të gjitha të ndihmoj ekipin tim. Qëllimi ynë është të renditemi në vendin e parë në fund të sezonit. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të fitojmë çdo ndeshje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online