Ideja e çmendur, Ibra drejt Spanjës

Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja me Zllatan Ibrahimoviç që mund të rikthehet në La Liga, pas eksperiencës jo fort pozitive me Barcelonën në sezonin 2009-2010. Largimi i Kristiano Ronaldos ka lënë një boshllëk në sulmin e Real Madrid. Ekipi i Lopeteguit po kalon një krizë rezultatesh dhe golash. Goli kundër Levantes i dha fund 481 minutave pa shënuar për ekipin, madje edhe ai erdhi nga Marselo.

Nejmar dhe Kilian Mbape janë objektivat e Realit, por është e pamundur për të arritur tek njëri nga sulmuesit e PSG në merkaton e janarit. Zgjidhja? Florentino Perez e ka një ide. Pa shumë shpenzime dhe një lojtar që siguron gola. Siç citon “AS”, kreu i klubit po mendon të ofrojë Zllatan Ibrahimoviç në janar.

Suedezit i skadon kontrata me Los Anxhelos Galaksi në fundin e vitit 2019, ndërsa ai nuk e ka vendosur akoma të ardhmen e tij. Ibra po kalon një formë të mirë pas dëmtimit dhe po bën të pamundurën të dërgojë ekipin e tij në fazën e “play-off”.

37-vjeçari, i cili ka shënuar 22 gola në 25 ndeshjet “amerikane”, do e priste me kënaqësi një ofertë të Perez. Një sfidë me Realin do ishte maksimumi në mbyllje të karrierës, me Ibrën që dëshiron të rikthehet protagonist në futbollin europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online