Useini prezantohet, Flamurtari përforcon mesin e fushës

Goditja e parë e rëndësishme e Flamurtarit në mesin e fushës u zyrtarizua që dje, pasi “Sport Ekspres” raportoi se mesfushori Muhamed Useini kishte mbyllur marrëveshjen me klubin vlonjat dhe sotdo të paraqitej në Vlorë për firmat dhe prezantimin.

Ashtu ka ndodhur, sepse sot shqiptari 28-vjeçar nga Tetova është paraqitur në Vlorë, ka firmosur kontratën e re dhe është prezantuar nga klubi kuqezi.

Useini luajti sezonin e fundit te Renova, ku ka pasur një rendiment të jashtëzakonshëm. Bëhet fjalë për një mesfushor difensiv, i aftë të lëvizë pa fund në mesfushë dhe të ndihmojë edhe sulmin, pasi sezonin e fundit në 29 ndeshje si titullar në kampionatin maqedonas shënoi 2 gola e dha 4 asiste.

Në të shkuarën Useini ka luajtur për shumë vite te Shkëndija, ku është rritur, por ka kaluar një periudhë të shkurtër edhe te Rabotniçki.

Për “Sport Ekspres”, Useini flet si kuqezi: Jam i lumtur, që do vesh fanellën e Flamurtarit, klub me tradita në Shqipëri. Kam punuar me profesor Duron te Shkëndija, ai e di çfarë tipi jam. Do të jap maksimumin tim, do të luftoj në çdo ndeshje dhe shpresoj se do të pritem mirë nga tifozët. Kam pasur shumë mundësi të vij në Shqipëri ndër vite dhe mendova se tani është koha ta provoj veten time në Superioren shqiptare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online