Barcelona fabrikë talentesh, por të gjithë po e braktisin

0

Çfarë kanë të përbashkët Iniesta, Çavi, Mesi e shumë emra të tjerë të bërë të njohur dekadën e fundit? Janë rritur te La Masia, akademia e famshme e Barcelonës, një fabrikë talentesh që rriten duke mësuar të luajnë që fëmijë si ekipi i parë.

Megjithatë, vitet e fundit ka lindur një problem i madh: nuk ka më yje si Mesi dhe lojtarët e rinj po pesimizohen gjithnjë e më shumë, sepse e kanë të pamundur të luajnë te një skuadër fenomenësh.

Disa ikin në huazim dhe janë kthyer pas vitesh të tëra nëpër Spanjë, ndërsa klubi investon miliona te emra si Pako Alkaser, i cili shkon në Barcelonë sa pér t’i bërë fresk sulmit të famshëm Mesi-Suatez-Nejmar.

Për pasojë, Barça po sheh eksodin e pritshëm: talentet po shkëputen nga klubi sapo u shfaqet një mundësi e mirë.

Zhordi Mbula, vetëm 18 vjeç, iku para pak ditësh te Monako, që pagoi 3 milionë eurot e prishjes së kontratës.

Koreano-jugori Lee Seung-woo, 19 vjeç, pritet të shkojë te Dortmundi, sërish për 3 milionë.

Të dy talentet kanë marrë premtimin se dp të luajnë në ekipin e parë, ndërsa të Barcelona luajnë te të rinjtë dhe zor se do të preknin ndonjëherë ekipin e parë, ndryshe nga ç’ndodhte para pak vitesh, kur të rinjtë e Barcelonës luanin e shënonin, pak rëndësi ka sa minuta dhe nëse shënonin gola pa vlerë, kur fitorja ishte siguruar.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.