Usain Boltin e do rivali i Kukësit, jo Milani

Ditën e djeshme u përhap me shpejtësi lajmi se legjenda e atletikës, Usain Bolt, mund të transferohej tek ekipi i Milanit. Agjenti i xhamajkanit, i cili po stërvitet me ekipin australian të Central Coast Mariners, u shpreh për “Daily Mail”, që një klub që sapo ka ndërruar pronarë, dhe që tenton kualifikim në Champions, kërkon shërbimet e Boltit. Gjithashtu agjenti i Bolt ka thënë se ekipi që është i interesuar për klientin e tij ka një finale kupe për të luajtur.

Të gjithëve iu shkoi mendja për kuqezinjtë e Milanit, sepse fjalët e agjentit Toni Rallis përputheshin plotësisht me gjendjen e Milanit, por ekipi që ka kërkuar 32-vjeçarin është Valeta e Maltës, të cilët u eliminuan nga Kukësi në fazën e parë eliminatore të Champions-it gjatë verës. Maltezët i kanë ofruar një kontratë dy-vjeçare xhamajkanit dhe po e presin në ekip.

Nuk dua të bëj ‘gossip’, dua që Bolt të firmosë kontratën dhe të vijë në Maltë, sepse po përgatitemi për finalen e Superkupës”, komenton Gaston Slimen, administratori i deleguar i Valetës.

Kjo tratativë është frenuar nga klubi australian, ku 8-të herë kampioni olimpik po stërvitet. “Usain do të vazhdojë periudhën e tij të provës deri në një njoftim të mëtejshëm”, shprehet Shaun Mielekamp, drejtori ekzekutiv i Central Coast Mariners.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online