I pari kryebashkiak afrikan në Belgjikë, Kompani: Ke shkruar historinë, baba!

Vinsent Kompani është një nga pikat më të forta të Mançester Sitit dhe Belgjikës. Mbrojtësi potent po shijon një moment të bukur, po jashtë botës së futbollit. Babai i tij, Pierr Kompani është zgjedhur kryetari i Bashkisë së Ganshoren, duke u bërë kryebashkiaku i parë me ngjyrë në Belgjikë.

Kapiteni i Sitit ka postuar një video në rrjetet sociale, në shoqërinë e të vëllait, Francis Kompani, i cili aktivizohet me ekipin belg të KSV Roselares.

Ke shkruar historinë! Jemi shumë krenarë për ty, baba. Erdhe nga Republika Demokratike e Kongos në vitin 1975 si emigrant dhe tani ke fituar besimin e bashkësisë lokale për t’u bërë kryebashkiaku i parë më ngjyrë në Belgjikë. Jemi shumë të lumtur. Ka qenë një kohë e gjatë, por është një hap i madh përpara”, përfundon lojtari 32-vjeçar.

Pierr Kompani hyri në politikë në vitin 2006 si këshilltar, ndërsa në vitin 2014 u bë pjesë e parlamentit rajonal të Brukselit. 12 vite pas futjes në politikë, ai u bë kryebashkiaku i Ganshoren, një qytezë e vogël me një popullsi mbi 20 mijë banorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online