“Urime i dashur Bajern”, festa e parakohshme dhe gafa e…Policisë!

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Bajerni kishte mundësinë për të festuar titullin kampion, por nuk ia doli të fitonte kundër Laipcigut. Ndeshja u mbyll 0-0 dhe diferenca me Dortmundin ndjekës është +2 pikë, kur ka mbetur për t’u zhvilluar java e fundit.

Ekipit bavarez i mjafton një barazim në shtëpi përballë Ajntrahtit të Frankfurtit, që ishte vetëm një hap larg finales së Ligës së Europës. Megjithatë, dikush ka festuar përpara kohe.

Policia e Mynihut ka nxituar për të uruar ekipin e qytetit në rrjetet sociale. “Çfarë? Përsëri kampion i dashur Bajern? Atëherë, urime”, shkruhej në postimin e bërë, që është fshirë pas disa momentesh.

Dortmundi udhëton drejt Gladbahut, në një transfertë të vështirë, ndërsa shpreson te mrekullia Ajntraht. Diçka e vështirë që ekipi i Kovaç të dështojë në shtëpi, por verdhezinjtë nuk kanë çfarë të humbasin dhe presioni është i gjithi te djemtë e Kovaç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *