Presidenti vullkanik i Palermos nuk është dorëzuar. Mauricio Zamparini, në një prononcim për “Giornale di Sicilia”, komenton situatën aktuale dhe “luftën” Palermo-Parma për një vend në Serinë A. Parma akuzohet për trukimin e ndeshjes së fituar përballë Specias vitin e kaluar, tri pikësh që u mundësoi rikthimin në Serinë A.
Kalaio u dënua me dy vite larg futbollit, ndërsa Parma do e nisë sezonin e ri me minus 5 pikë. Siçilianët kanë apeluar kundër vendimit të Gjykatës dhe tani presin një përgjigje për të ditur nëse do të jenë ata që do luajnë në elitën e futbollit italian, në vend të Parmës. Nëse ja dalin, Palermo është ekipi që do të zërë vendin e ekipit emilian.
Zamparini ka besim dhe nëse ja dalin në Apel, ai premton diçka të pabesueshme. Presidenti i shquar për deklaratat e tij dhe për shkarkimin e trajnerëve, tashmë nuk do ketë nevojë për një të tillë. Do drejtojë vetë, nga stoli…
“Nëse drejtësia ekziston, në do të luajmë në Serinë A. Po presim me besim vendimin dhe mendoj që është e drejta jonë të luajmë në elitë. Shpresoj të rregullojnë diçka që njerëzit nuk arrijnë ta kuptojnë: dikush nuk mund të mos shohë telefonatat dhe mesazhet që i janë dërguar një futbollisti të një ekipi tjetër vetëm sepse i ka humbur telefoni. Kjo nuk është diçka normale. Nëse rikthehemi në Serinë A, unë mund të bëhem trajneri i Palermos.”