Duel pa fund, Milan e Çelsi i bëjnë ofertë ish-yllit të Shahtarit

0

Milani kërkon Higuain dhe Kaldara? Edhe Çelsi i do dhe është gati të ofrojë edhe më shumë.

Duket një derbi në distancë ai mes kuqezinjve dhe bluve, sepse ndërkohë ka nisur dhe po luhet sfida e radhës.

Në mes është Bernard, braziliani shtatshkurtër i cili ka dalë i lirë në treg, pas përfundimit të kontratës me Shahtar Doneck, që e bleu për 25 milionë euro 5 vite më parë, nga Atletiko Mineiro.

Bernard, i aftë të luajë në të dy krahët e sulmit, ka takuar drejtuesit e Çelsit  ka emëruar ofertën e tyre dhe sot pasdite ka takuar Leonardo.

Braziliani 25-vjeçar kërkon 3 milionë euro në sezon, por edhe agjentët e tij kërkojnë komisione milionere, pasi lojtari transferohet falas. Te Çelsi Bernard do pasonte brazilianin Uillian, ndërsa Milani ka emra di Bonaventura e Suso nga krahët, ndaj nuk ka urgjencë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.