Siti shet Celinën, sulmuesi kryen testet mjekësore

Klubi i “Championship” në Angli, Suonsi, në prag të nisjes së kampionatit, ka bërë 2 goditje të reja në merkato. Bersant Celina dhe Beri MekKei janë futbollistët më të rinj të ekipit uellsian.

Besart Celina sezonin e kaluar u aktivizua për ekipin e Ipsuiç Taun, ku në 38 ndeshje shënoi 8 gola. 21-vjeçari do t’i kushtojë Suonsit si fillim 3 milionë stërlina, duke u rritur në 4 milionë, në varësi të klauzolave që do t’i vendosin kampionët e “Premier Ligës”, Mançester Siti.

Por, ende asgjë nuk është zyrtare përsa i përket shifrave të transferimit. Futbollisti është aktivizuar edhe me përfaqësuesen e Kosovës në 5 takime, ku 3 i ka luajtur si titullar.

Përsa i përket mesfushorit skocez, MekKei, ai u ble për shifrën e 500 mijë stërlinave nga klubi i Notingham Forestit. Në 28 ndeshjet e luajtura në “Championship”, ai shënoi 5 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online