Inter ka prezantuar uniformën e tretë të ekipit dhe Stiven Zhang, djali i pronarit të Suning, ka shigjetuar kuqezinjtë e Milanit. Djali i manjatit kinez ka postuar në rrjetet sociale një foto me uniformën e tretë dhe komenton në të: “Vetëm ne jemi goxha seksi për Milanon”.
Video e prezantimit ka patur si protagonist mbrojtësin Shkriniar, ndërsa në ndeshjen e sotme përballë Parmës, Interi do ta veshë për herë të parë uniformën e re të ideuar nga Nike.
Zikaltrit zbresin në fushë në orën 15:00 dhe do kundër Parmës do të kërkojnë fitoren e dytë rresht në kampionat pas asaj me Bolonjën.