Ultimatumet e Disiplinës, çështjet Muzaka e Balla në fokus

Tirana e Luftëtari u paralajmëruan nga Komisioni i Disiplinës më 30 janar të këtij viti. Bardheblutë duhet të shlyenin Gjergji Muzakën, të cilit i detyroheshin 106 milionë lekë pas vendimit të marrë në janar të vitit 2017 nga Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Konflikteve. Palët gjetën një marrëveshje për shlyerjen e borxhit në tre këste dhe deri më tani Tirana ka paguar dy këstet e para.

Referuar vendimit të marrë në janar, afati për ta shlyer përfundimisht Muzakën ka përfunduar dhe nuk dihet ende nëse është paguar. E njëjta situata edhe për Luftëtarin, që kishte humbur gjyqin me futbollistin Kejdi Balla. Disiplina, e mbledhur tre ditë më parë, nuk ka bërë një paralajmërim tjetër, që i detyron klubet të shlyejnë futbollistët.  Situata e këtyre çështjeve mbetet e paqartë, pasi as Tirana, e as Luftëtari nuk kanë dalë me ndonjë njoftim që i kanë shlyer Muzakën e Ballën.

VENDIMI I DISIPLINËS (30.01.2019)
– Pranimin e kërkesës së lojtarit Gjergji Muzaka. Detyrohet KF “Tirana” të ekzekutojë pjesën e mbetur të detyrimeve financiare ndaj kërkuesit Gjergji Muzaka sipas vendimit Nr.1 datë 23.01.2017 të DHKZK brenda një afati 30 ditor, duke nisur nga data e shpalljes së këtij vendimi. Paralajmërohet “K.F Tirana”, se me kalimin e afatit 30 ditor, do të merren masat përkatëse në bazë të Kodit të Disiplinës Sportive.

– Pranimin e kërkesës së lojtarit Kejdi Balla. Detyrohet KF “Luftëtari” të ekzekutojë detyrimet financiare ndaj kërkuesit Kejdi Balla sipas vendimit Nr.6 datë 17.07.2018 të DHKZK brenda një afati 30 ditor, duke nisur nga data e shpalljes së këtij vendimi. Paralajmërohet KF “Luftëtari”, se me kalimin e afatit 30 ditor, do të merren masat përkatëse në bazë të Kodit të Disiplinës Sportive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *