Uilliams në finale, Osaka sfidantja në US Open

Serena Uilliams kërkon të triumfojë në US Open dhe e ka mundësinë, pasi tashmë ka kaluar në finale. Tenistja amerikane ka bërë detyrën kundër letonezes Anastasija Sevastova. Një ndeshje e dominuar nga Uilliams, që fitoi 2-0.

Seti i parë u mbylle 6-3 me “game” për amerikanen, ndërkohë që në setin e dytë Sevastova u shfaq krejtësisht e dorëzuar përballë Uilliams, që nuk i la asnjë shans dhe e mbylli 6-0 me “game”. Kështu tenistja 36-vjeçare do kërkojë të fitojë këtë “Grand Slam”, por për këtë duhet të kalojë japonezen Naomi Osaka.

Naomi Osaka

 

Mund të ishte një finale amerikane e tëra amerikane, por Osaka ka thyer 2-0 Madison Kejs. Gjithsesi edhe Osaka është amerikano-japoneze. E renditur e 19-ta në renditjen e përgjithshme, tenistja 21-vjeçare ka fituar 6-2, 6-4, duke u kualifikuar për herë të parë në finalen e një “Grand Slam”-i. Tani nuk ka çfarë humbet dhe do tentojë të shfrytëzojë freskinë e moshës kundrejt Serena Uillimas.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online