Milani është sërish nën hetim për shkak të rregullave të Fair play financiar. UEFA ka bërë një kërkesë për hetim në ngarkim të kuqezinjve, për sezonin 2017/18, hetim që nuk lidhje me dënimin e parë të Milanit, që u anulua në CAS. Arsyeja lidhet me bilancin negativ të Milanit sezonin e shkuar, ndërkohë që më parë analiza ishte bërë për trevjeçarin 2014/17.
“Dhoma e hetimit të Kontrollit Financiar të Klubeve në UEFA (CFCB) ka kërkuar nisje hetimi në ngarkim të Milanit nga Dhoma e Arbitrazhit në CFCB, për shkak se klubi nuk ka arritur të respektojë barazinë në bilanc në periudhën nën vëzhgim për sezonet 2015/2016, 2016/2017 e 2017/2018“, shkruhet në komunikatën për shtyp të UEFA-s, që nuk do të lëshojë komente të tjera.
NDRYSHIMI NGA DËNIMI I MËPARSHËM – UEFA monitoron çdo vit trevjeçarin paraardhës dhe tashmë Milani ka shkelur rregullat edhe për trevjeçarin e fundit. Në CAS Milani arriti të hiqte dënimin me përjashtim nga kupat e Europës, për trevjeçarin 2014-2017, por tani nis një betejë e re me UEFA-n.