UEFA ka miratuar fondin për klubet e Europa League, teksa tashmë në llogaritë e klubeve do të kalojnë përfitimet për sezonin 2017/18. Në mes të klubeve që përfitojnë është edhe Skënderbeu, që mori pjesë në grupet e këtij kompeticioni. Shuma që shkon në arkat e klubit korçar është 3,748,961.
PJESËMARRJA NË GRUPE– Plot 2.6 milionë euro korçarët i përfituan nga kualifikimi në fazën e grupeve. Veç kësaj, 500.961 euro të tjera bardhekuqtë i morën të gjitha vetë, pasi ishin i vetmi klub shqiptar në fazën e grupeve.
Rezultatet e arritura i dhanë edhe 648,000 euro Skënderbeut. Skuadra e drejtuar asokohe nga Ilir Daja mori dy barazime dhe një fitore. Korçarët barazuan me Jang Bojs dhe Partizanin e Beogradit në “Elbasan Arena”, si dhe mundën Dinamon e Kievit.
GJOBA – Nuk dihet nëse UEFA nga kjo shumë do të mbajë gjobën prej 1 milionë eurosh që ka vendosur për korçarët. Sikurse dihet, përveç gjobës, qeveria europiane e futbollit ka vendosur që korçarët të mos marrin pjesë për 10 vite në kompeticionet evropiane dhe tashmë çështja është në CAS.