UEFA gjykon nesër, PSG rrezikon dënim

Sigurisht që PSG është një skuadër që vetëm për anën financiare nuk vuajnë, ccka e ka treguar me shifrat marramendëse që ka paruajtur për të afruar lojtarë. Kujtojmë këtu që për Nejmar u shpenzuan plot 222 milionë euro, ndërsa për Mbapen, në të njëjtën verë u harxhuan dhe 180 milionë euro të tjera.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, nesër do të jetë dita që UEFA do të marrë në shqyrtim bilancet e kampionëve të Francës, që rrezikojnë jo pak. Problem duket është një shifër prej 50 milion eurosh që është tepër në bilance, që mund t’u kushtojë ndonjë dënim për thyerje të rregullave të “fair-play”-t financiar. kujtojmë që dhe skuadra si Barcelona në të shkuarën e kanë pësuar.

Duhet përmendur fakti se deri më tani nuk janë përfshirë ende në analiza transferimet e Nejmar dhe Mbape, pasi ata do të jenë pjesë e bilanceve duke nisur që nga viti i ardhshëm. Tek PSG duhet t’i kenë bërë mirë llogaritë, pasi nuk bëhet fjalë vetëm për dënime financiare, që nuk do të ishin probleme për ta, por mund të mos u lejohet të bëjnë transferime në një periudhë të caktuar dhe më pas do të ishte jo pak probleme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online