UEFA e zyrtarizon, kundër Maqedonisë luajmë në Strumica!

Për herë të parë në histori, Maqedonia do ta luajë një ndeshje kualifikuese jashtë Shkupit. Si rastësisht, na ka rastisur ne që të provojmë të parët politikën e trumbetuar nga Maqedonia se gjoja ka ndërmend “të përhapë futbollin edhe në qytete të tjera të Maqedonisë”.

Idiotësia dhe mashtrimi me këtë slogan duket qartë edhe në një fakt fare të thjeshtë: përveç stadiumit “Filipi II” në Shkup, asnjë stadium në Maqedoni nuk përmbush kriteret e UEFA-s dhe i vetmi që është miratuar me “mik” është ai i Strumicës. Jo më kot, edhe Vardari i Shkupit nuk u lejua ta luajë aty ndeshjen e turit të tretë kualifikues në Champions League, kundër FC Kopenhagenit, duke u spostuar në Shkup.

Në stadiumin kombëtar do të luhet Superkupa e Europës pas pak ditësh, çka do të thotë se stadium do të jetë në formë perfekte, por çuditërisht i vetmi stadium i saktë dhe me kapacitet do të jetë i mbyllur për Shqipërinë.

Image result for strumica stadium scandal

Në Strumica do të jenë 5000-6000 tifozë, të gjithë maqedonas ndoshta, sepse edhe prania e tifozëve shqiptarë në stadium do të jetë një hall më vete dhe ndoshta Maqedonia do të na pengojë në çdo mënyrë, nga frika e përleshjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online