Skënderbeu-Mlada me gjyqtar ukrainas, Shkëndija me tersin e shqiptarëve

Janë zyrtarizuar emrat e gjyqtarëve që do të gjykojnë ndeshjet e kthimit në turin e tretë kualifikues në Europa League.

Skënderbeu-Mlada do të drejtohet nga ukrainasi Sergej Bojko, i cili ka një eksperiencë të madhe në kupat e Europës, aq sa sezonin e shkuar drejtoi edhe 3 ndeshje në grupe.

Në play-off vjet Bojko gjykoi Gent-Shkëndija 2-1, në një ndeshje ku akordoi 3 kartonë të verdhë për Gentin dhe 1 për Shkëndijën. Bojko është një arbitër shumë i rreptë, sepse në 41 ndeshje ndërkombëtare ka akorduar 14 penallti e 14 kartonë të kuq, me një mesatare prej 4.5 kartonësh të verdhë për ndeshje.

Shkëndija e Tetovës do të presë Trakain dhe ndeshje do të gjykohet nga maltezi Klejton Pizani, i cili gjithashtu është ekspert tashmë, sepse ka drejtuar 36 ndeshje ndërkombëtare. Në 2014 ai drejtoi ndeshjen e Ligës së Europës mes Flamurtarit dhe Sioni Bolnisi, me gjeorgjianët që fituan 2-1 në Vlorë, në një sfidë që pati 7 kartonë të verdhë (Flamurtari u kualifikua). Në 2015 ai drejtoi ndeshjen Sporting Lisbonë-Skënderbeu 5-1 në fazën në grupe të Ligës së Europës, sfidë ku Skënderbeu u ndëshkua që në fillim me karton të kuq dhe gjithashtu pati 2 penallti kundër, duke ngjallur dyshime të forta tek UEFA për manipulim nga korçarët, aq sa ishte një nga ndeshjet që çoi te përjashtimi nga Europa verën e shkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online