“UEFA e papërgjegjshme, nuk e di si do shkojnë tifozët ne Azerbajxhan”

Më 29 Maj, në Baku të Azerbajxhanit, do të vendoset fituesi i Europa League. E gjithë finalja është londineze. Arsenali dhe Çelsi do të jenë në finale për të gjetur fituesit e “motrës së vogël” të Champions League. Megjithatë ka një problem të madh me tifozët. Linjat ajrore që operojnë në Londër nuk kanë asnjë fluturim të planifikuar drejt shtetit azer.

 

Gjithashtu për tifozët e të dyja skuadrave janë vendosur në dispozicion vetëm 12 mijë bileta gjithsej. Një numër gati i papërfillshëm për një staduim me 68700 vende. Jurgen Klop ka folur rreth kësaj, duke prekur edhe idenë se tifozët do duhet të fluturojnë 9 mijë kilometra. Ai i etiketon si të papërgjegjshëm zyrtarët e UEFA-s, që kanë marrë vendimin që finalja të luhet në Baku. Klop shprehet se ata duhet të mendojnë edhe këtë pjesë.

“Këta zotërinj që marrin vendime, nuk e di se çfarë ushqimi hanë në mëngjes. Nuk e kam idenë sesi tifozët do të shkojnë atje, është një udhëtim i lodhshëm dhe nuk ka një fluturim të rregullt. Këto vendime duhet të jenë më të më të menduara dhe të arsyeshme. Duket një veprim i papërgjegjshëm, nuk e di si e bëjnë këtë”, u shpreh Klop.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *