UEFA bëhet makth për Interin, Spaleti lë jashtë tri blerjet e rëndësishme

Kualifikimi në Champions League mendohej si një “varkë shpëtimi” për problemet financiare që Interi kishte hasur vitet e fundit me rregullat e vendosura nga UEFA për respektimin e “Financial Fair-Play”. Por, klubi zikaltër nuk ia dalë t’ia hedhë pa u lagur.

Sipas “Gazzeta Dello Sport”, UEFA e ka kushtëzuar pjesëmarrjen e Interit në Champions me një penalitet të rëndë. Skuadra zikaltër ka të drejtë të regjistrojë vetëm 20 lojtarë, nga 25 që i lejohen çdo klubi.Trajneri Luçiano Spaleti është vënë në një pozitë shumë të vështirë, por në fund është marrë një vendim.

Roberto Galjardini, Dalbert dhe Zhoao Mario nuk do të jenë pjesë e listës së Champions-it. Mungesa më e madhe është ajo e mesfushorit italian, por Spaletit iu desh të zgjidhte midis Galjardinit dhe uruguaianit Vesino. Në fund tekniku toskan i ka besuar një vend në Champions Vesinos, vendim ky që sigurisht nuk ka qenë aspak  i lehtë për t’u  kapërdirë nga mesfushori i ardhur nga Atalanta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *