Raul fiton titullin e parë si trajner te Reali i Madridit

0

Një bomber në fushë, fitues i trofeve më të rëndësishëm si lojtar dhe tashmë i suksesshëm edhe si trajner. Aventura në stol e Raul Gonzales nuk mund të niste më mirë. Ish-sulmuesi, që prej këtij sezoni ka marrë drejtimin e Kadetëve B (ekipi i 14-vjeçarëve) të Realit të Madridit, u shpall fitues i turneut “Sant Gabriel Cup 2018”.

Suksesi ishte një kënaqësi e dyfishtë, edhe sepse në finale skuadra e Raul triumfoi 2-0 përballë skuadrës së rivalëve të mëdhenj, Barcelona. Golat u realizuan nga Abraham dhe Xherai Lanças, të dy në pjesën e dytë të ndeshjes.

Një sukses i rëndësishëm, edhe sepse Raul debutoi në stol vetëm më 25 gushtin e kaluar, në Kupën e të Rinjve të zhvilluar në Madrid. Ish-kapiteni i Realit ka marrë kursin e UEFA-s për trajner dhe drejtimi i ekipit të kadetëve është një periudhën e provës për të marrë zyrtarisht licencën, e cila do t’i lejonte të drejtonte çfarëdo skuadre futbolli, në cilëndo kategori.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.