U ndëshkua me të kuqe me Kievon, merret vendimi për Gatuzon

Xhenaro Gatuzo ia ka hedhur me një gjobë dhe një paralajmërim. Trajneri i Milanit do të jetë në stol në derbin e qytetit kundër zikaltërve të Spaletit, ndeshje që zhvillohet të dielën në mbrëmje.

Gjykata Sportive ka vendosur të gjobisë me 15 mijë euro trajnerin gjaknxhetë të “Djallit” për shkak të episodit të ndodhur në fundin e pjesës së parë kundër Kievos.

Gatuzo është gjobitur pasi në minutën e 35-të të ndeshjes së zhvilluar në Verona, ka dalë jashtë zonës ku i lejohet të qëndrojë dhe ka patur një debat të nxehtë me Mexhiorinin e Kievos. Trajneri u ndëshkua me të kuqe nga arbitri, ndërsa Gjykata Sportive ka vendosur ta falë për ndeshjen derbi.

Tashmë gjithçka mori fund dhe trajneri është gati të drejtojë nga stoli djemtë e tij, me shpresën dhe besimin për t’iu dhuruar emocione të paharrueshme tifozëve kuqezinj të qytetit të Milanos.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *