U ndëshkua me të kuqe, hakmarrja e lojtarit do t’u lërë pafjalë

Kartoni i kuq është gjithmonë i vështirë për t’u pranuar. Çdokush reagon në mënyrën e tij: dikush proteston ashpër dhe mezi duhet ta nxjerrësh nga fusha, ndërsa një tjetër largohet avash avash për t’u… “hakmarrë” më pas.

Diçka e ngjashme ka ndodhur në futbollin amator anglez, siç raporton “The Sun”. Luhej ndeshja midis Cheltenham Saracens dhe Kidlington Development. Në minutën e 73-të, arbitri kryesor vendos të ndëshkojë me karton të kuq Julius Muragën.

Ky i fundit e pranon vendimin dhe niset qetësisht drejt dhomave të zhveshjes. Pas pesë minutash ndodh hataja. Në stadium pllakos errësira, pasi kanë ikur dritat. Nuk ka asnjë defekt si këto që ndodhin në vendin tonë.

Muraga uli automatin dhe për 5 minuta ka rrëmujë dhe paqartësi për çfarë ka ndodhur. U mendua si një “hakmarrje” e lojtarit, por jo. Siç pohon edhe vetë, ai kishte dashur të bëjë një dush, por gabimisht kishte ulur automatin e dritave të stadiumit.

“Nuk kisha asnjë qëllim të keq, doja vetëm të ndizja dushin”, shprehet lojtari i ekipit mik. Ndeshja rinisi, vendasit e Cheltenhamit shënuan edhe dy herë të tjera dhe fituan ndeshjen me rezultatin 3-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online