Suarez: Vetëm unë ia kam bërë këtë Mesit e Ronaldos!

Luis Suarez është një sulmues perfekt për Barcelonën. Marrëdhënia me Leo Mesin është fantastike brenda dhe jashtë fushe, ndërsa uruguaiani vrapon, lufton, përplaset dhe shënon gola për ekipin e tij.

Në një prononcim për anglezen “Guardian”, Suarez tregohet modest, edhe pse ndihet krenar për faktin që në 5 vitet e fundit, vetëm ai ia ka dalë të mposhtë dyshen Mesi-Ronaldo dhe të fitojë “Këpucën e Artë”.

Ishte sezoni 2015/2016 dhe 32-vjeçari shënoi 40 gola. Ky çmim i jepet shënuesit më të mirë në Europë, të cilit i llogaritet numri i golave të shënuar dhe koeficienti i kampionatit në të cilin aktivizohet.

Ka futbollistë më të mirë se unë në aspektin e merkatos dhe atë ekonomik. Nuk kam një ego aq të madhe sa të them që: ‘Jam numri 9 më i mirë’, ‘Barcelona nuk ka patur kurrë një numër 9 si unë’ apo gjëra të këtij lloji. Numrat flasin vetë. Di të them që jam i vetmi futbollit, i cili i ka rrëmbyer ‘Këpucën e Artë’ Leo Mesit dhe Kristiano Ronaldos në 5 vitet e fundit”, përfundon Luis Suarez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online