Turqia për rekord në Shkodër, 20 vite diferencë midis lojtarëve

Kombëtarja jonë do të presë Turqinë mbrëmjen e së premtes në “Loro Boriçi”, për ndeshjen e parë të eleminatoreve të Euro 2020. Kundërshtari i Shqipërisë, vjen në këtë sfidë jo pa probleme, teksa trajner i kombëtares turke, prej disa kohësh është emëruar Senol Gynesh.

Nga të fundit që thuhen nga mediat turke, numri një i pankinës, për sa i përket formacionit që do të zbresë në fushë mbrëmjen e 22 marsit, duket se do të vendosë një rekord. Në formacionin titullar të kundërshtarit tonë do të luajnë dy lojtarë, diferenca e të cilëve në moshë, është plot 20 vite.

Emre 38 vjeç

Eksperienca do të ndërthuret me talentin, për të ndalur sulmet e kombëtares sonë. Emre Belozoglu, 38 vjeç tashmë, do të ketë mbrapa tij në qendër të mbrojtjes, talentin e Shtutgartit, Ozan Kabak, i cili është vetëm 18 vjeç. Në stërvitje këta dy lojtarë janë provuar më së shumti si pjesë e formacionit bazë, gjithsesi gjithçka mbetet për t’u parë pas dy ditësh.

Ozan Kabak 18 vjeç

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online