Turpërimi nga Siti: Azpilikueta: Nata më e vështirë e karrierës sime!

Çelsi u turpërua në transfertës ndaj Mançester Siti, teksa në fund të takimit të sotëm, tabela e rezultateve shënoi 6  –  0 për kampionët në fuqi të Anglisë. Skuadra londineze nuk pësonte prej 28 sezonesh një humbje me rezultat kaq të thellë.

Në intervistën për “Sky Sports”, kapiteni i Çelsit, Sezar Azpilikueta u shpreh i shokuar me lojën e skuadrës së tij.  Spanjolli e pranoi para kamerës se përjetoi një ndër netët më të këqija në karrierë.

“Është një ndër netët më të këqija të karrierës sime. Është e vështirë për t’u shpjeguar ajo që ndodhi. Pesë apo gjashtë minutat e para të ndeshjes shkuan mirë, por kjo nuk është e mjaftueshme. Jemi shumë të zhgënjyer. Po pësojmë shumë gola dhe nuk mund ta pranojmë këtë”.

“Kur humb 6-0, duhet ta pranojmë që nuk luajtëm mirë dhe bëmë shumë gabime. E dinim që ishte e vështirë. Kur fituam në “Stamford Bridge”, ishte sepse luajtëm mirë dhe ishim të bashkuar. Sot nuk ndodhi e njëjta gjë. Dua t’i kërkoj falje të gjithë tifozëve, pasi kjo është diçka e papranueshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online