Turpërimi në miqësore nuk falet, Perez revolucion në pankinë?

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Real Madridi e ka humbur toruan dhe është shndërruar në një skuadër që sillet në mënyrë amatoreske në fushë. Zidan nuk po arrin të mbledhë ekipin dhe t’u japë një filozofi dhe stil të caktuar.

Miqësoret e verës kanë qenë shumë negative. Edhe pse jo ndeshje zyrtare, mediet spanjolle hedhin “shashkën” e këtyre ditëve. Perez nuk e sheh aspak mirë skuadrën dhe menaxhimin që po bën Zidan. E gjithë kjo e turbullon mendjen e presidentit.

Rrugët e zgjidhjes së kësaj vorbulle në Madrid kalojnë nga Zhoze Murinjo. Portugezi është i papunë prej kohësh dhe po pret ofertë nga një prej gjigantëve të Evropës. Tekniku gëzon një marrëdhënie shumë të mirë me presidentin madrilen dhe rikthimi i tij në drejtim të Realit nuk është diçka abstrakte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *