Turpe historike në Madrid, 2 të tilla në pak muaj!

Sezoni i tanishëm i Real Madrid po rezulton një katastrofë e vërtetë, dhe kjo gjë mbështet edhe nga statistikat. Me humbjen e sotme ndaj Barcelonës, Real Madrid humb epërsinë në përballjet direkte ndaj katalanasve pas 87 vitesh kryesim.

Përballja e sotme ishte 242-ta në historinë e përballjeve midis klubeve. Tani Barcelona qëndron në kuotën e 96 fitoreve ndaj 95 të Realit, ndërsa 51 ndeshjet e mbetura kanë përfunduar në barazim.

Një turp tjetër historik i përjetuar këtë sezon është humbja 3 – 0 në “Santiago Bernabeu” ndaj CSKA-së së Moskës, disfatë kjo më e thella në historinë e klubit në kupat e Europës.

Largimi i Kristiano Ronaldos dhe dorëheqja e Zinedin Zidan kanë sjellë efekte të paimagjinueshme për “Los Blancos”. Nëse duhet të gjejmë fajtorin, është fare e thjeshtë: Florentino Perez. Me eksperiencën e madhe që ka në majat e futbollit botëror, biznesmenit spanjoll nuk i falet strategjia e ndjekur gjatë 6 muajve të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online