Ditën e sotme, Lasana Diarra është tërhequr përfundimisht nga futbolli i luajtur. Mesfushori francez, pak ditë më parë, përfundoi kontratën e tij me klubin e PSG-së dhe tashmë merr vendimin që t’i japë fund me futbollin.
Diarra është në moshën 33-vjeçare dhe në karrierën e tij ka luajtur me disa nga ekipet më të mëdha dhe më me emër në Evropë. Mund të përmendim ekipe si, Çelsi, Arsenali, Reali i Madridit apo Marsej e PSG së fundmi.
Gjithashtu, Diarra ka luajtur edhe me kombëtaren franceze plot 34 ndeshje, ku paraqitjen e tij të parë e ka bërë përpara 12 vitesh, në vitin 2007. Tërheqjen nga futbolli, francezi e njoftoi me një postim në llogarinë e tij në “Instagram”.