Malaj: Boll me ndërrime trajnerësh, me Kukësin s’na kënaq barazimi

Argjend Malaj po bën një sezon të mirë me Kamzën deri më tani, por skuadra periferike e kryeqytetit nuk po arrin të shkëputet nga zona e ftohtë e renditjes. Humbja kundër Kastriotit ishte një goditje e rëndë për skuadrën e Kamzës dhe Malaj pranoi se skuadra duhet të ringrihet dhe të synojë tri pikët përballë Kukësit. Për “Supersport”, mesfushori 24-vjeçar tha:

TRAJNERI I RI – “Deri sa të ambientohesh me një trajner, është e vështirë, por shpresoj të vazhdojmë deri në fund me trajnerin që ka ardhur tani dhe i uroj suksese deri në fund të sezonit. Shpresoj të mos ndryshojmë më trajner”.

SITUATA NË KLUB – “Situata nuk është shumë e mirë, pasi humbëm ndeshje direkte me Kastriotin. Por nuk duhet të ulim kokën dhe të shohim ndeshjen e radhës. Kruja na mposhti, por mund të mposhtim skuadrat tjera. Besoj se do ia dalim të arrijmë te objektivat tona.

KUKËSI – “Kukësi ka cilësitë e veta, por nuk është në situatë të mirë. Barazimi nuk na bën punë dhe normalisht, do të synojmë tri pikët”,- u shpreh Malaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online