Tuci titullar, Mehmetllari dygolësh dhe… mërzi

Arbër Mehmetllari vazhdon të shënojë për të rinjtë e Lokomotivës së Zagrebit. Sulmuesi i transferuar në Kroaci këtë verë realizoi dy herë në takimin e sotëm që skuadra e tij barazoi në transfertë me Varazhdin.

Sulmuesi, i cili në Shqipëri ka qenë pjesë e  Akademia Futbollit, i dha avantazhin e dyfishtë Lokomotivës së Zagrebit me dy golat e realizuar në të 10′ dhe 23′. Gjithsesi në pjesën e dytë vendasit arritën të barazonin dhe kështu Lokomotiva humbet vendin e parë, pasi Hajduk Split ka golaverazh më të mirë. Të dyja skuadrat numërojnë nga 36 pikë pas 16 javësh kampionat.

Në ndeshjen e sotme nga minuta e parë luajti edhe Indrit Tuci. Mesfushori i avancuar një javë më parë shënoi për Lokomotivën dhe këtë herë stafi teknik e preferoi nga fillimi. Tuci qëndroi në fushë deri në minutën e 65-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online