Ançeloti: Nuk mund të kishte kohë më të mirë për t’u përballur me Juven!

Napoli dhe Juventusi do të përplasen mbrëmjen e nesërme në kryendeshjen e javës së 26-të në Serie A. Një ndeshje, e cila do të zhvillohet në “San Paolo” dhe do të vendosë përballë dy ekipet kryesues të kampionatit.

Në kuadër të ndeshjes, për mediat ka folur numri një i pankinës së ekipit të kaltër. Karlo Ançeloti ka prekur disa tema, ku foli për sfidën, çështjen e titullit, përballjen me Ronaldon si dhe për vijimin e karrierës së tij.

NDESHJA – “Është një ndeshje e rëndësishme për kampionatin, asgjë më shumë. Kemi dëshirën dhe ambicien për të luajtur dhe për të bërë më të mirën, duke treguar që mund të rivalizojmë ndaj një kundërshtari shumë të fortë si Juventusi. Në ndeshjen e parë, ishim akoma duke u përshtatur me stilin e lojës. Tani jemi më të konsoliduar dhe në formë të mirë, si mentale ashtu edhe fizike. Nuk do të kishte kohë më të mirë se kjo për t’u përballur me Juven.”

RONALDO – “Jam gjithmonë i lumtur ta takoj. Nëse ai luan, është një problem ekstra për ne, por gjithmonë është një kënaqësi të kesh përballe më të mirin. Nuk ka ekip të pamposhtur. Juventusi ka shumë kualitet, eksperiencë, fizik dhe ne do të përpiqemi të krijojmë sa më shumë intensitet.”

TITULLI – “Një fitore do të na mbante në garë për titullin, ndërsa çdo rezultat tjetër do të na shtynte të mendonim për objektiva të tjera, si për shembull Europa League. Do të jetë e rëndësishme dhe për vetëbesimin tonë për ta fituar këtë ndeshje.

DE LAURENTIS KËRKON QË ANÇELOTI TA MBYLLË KARRIERËN NË NAPOLI – “Për momentin nuk po mendoj që ta mbyll kapitullin e futbollit. Jam i lumtur këtu dhe klubi gjithashtu është i lumtur me mua, kështu që nuk kemi pse të vendosim limite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online