Liverpuli dhe Jurgen Klop marrin goditjen e radhës, teksa një ndër lojtarët më të rëndësishëm ka mbyllur sezonin si pasojë e një dëmtimi. Nabi Keita e ka mbyllur para kohe sezonin, duke shtuar shqetësimet për Klop në kuadër të ndeshjeve në Premier Ligë e Champions.
Lojtari nga Guinea mori një dëmtim në kofshë në ndeshjen e luajtur pak ditë më parë në “Camp Nou” dhe la fushën ende pa u mbushur gjysmë ore lojë. Tashmë, Klop do t’i duhet t’i bëjë llogaritë pa një nga shtyllat e mesit të fushës.
OFFICIAL: Liverpool have confirmed Naby Keita will be out for two months and will miss the African Cup of Nations after suffering an adductor injury in Wednesday’s defeat against Barcelona. pic.twitter.com/56jpc2aME9
— Squawka News (@SquawkaNews) May 3, 2019
Gjithashtu, një lajm tronditës ky edhe për kombëtaren e Guineas, që humbet lojtarin më të rëndësishëm për Kupën e Afrikës, e cila do të nisë në fundin e muajit të ardhshëm.