Tronditet Totenhemi, dëmtohet lojtari kryesor  

Herri Kejn trembi jo pak stafin e Totenhemit në momentin që u dëmtua në ndeshjen e fundit ndaj Mançester Junajtid, por në fillim u pa si diçka jo serioze. Gjithsesi, tashmë që janë kryer të gjitha analizat dhe kanë dalë përgjigjet, ambienti i “gjelave” të Londrës është tronditur, pasi kapiteni i tyre do të mungojë deri në muajin mars.

Kështu, ekipi i Poçetinos humbet kapitenin dhe lojtarin kryesor të saj për gati dy muaj, pas dëmtimit në ligamentin e kyçit të majtë.  Mungesë e rëndësishme, sidomos për sfidat ndaj Borusias së Dortmundit në Champions, të cilat vështirë se do ta shohin në fushë 25-vjeçarin.
Këtë sezon, Kejn ka luajtur 22 takime me Totenhem, duke gjetur rrugën e rrjetës plot 14 herë. Tashmë, pas dëmtimit të sulmuesit kryesor, nga drejtuesit londinez nuk përjashtohet dhe një ndërhyrje në merkato, pasi i vetmi lojtar ofensiv në rolin e Kejn është Fernando Lorente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *