Burreli mposht Partizanin në miqësore, Plori pret dy përforcime

Burreli dhe Partizani B kanë zhvilluar një miqësore gjatë ditës së sotme, ndeshje që ka përfunduar me fitoren e ekipit matjan. Goli i Aleksandër Mehmetit në minutën e 70’ u ka dhënë fitoren djemve të Plorit, i cili është shfaqur i kënaqur me ndeshjen e ekipit të tij dhe pret dy përforcime nga merkato.

Ka qene një ndeshje e mire për Burrelin, më shume për lojën e mirë që zhvilluam. Krahasuar me vitin e kaluar, progresi ishte i dukshëm. Deri në rinisjen e kampionatit, kam marrë miratimin e kryetarit të Bashkisë edhe për dy përforcime të reja, sepse ne mendojmë të ngjitemi në renditje në fundin e fazës se dytë”, thekson shkodrani i stolit të Burrelit për “Sportekspres.com”.

Kjo ishte miqësorja e dytë gjatë kësaj periudhe për ekipin verior, ndërsa trajneri ka garantuar një tjetër miqësore në mesjavë kundër një ekipi të Kategorisë së parë.

Burreli-Partizani B 1-0
(Mehmeti 70′)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online