Dëmtimi i Manuel Nojer përpara ndeshjes ndaj Bajer Leverkusen, tronditi jo pak ambientin e Bajernit të Mynihut, teksa të gjithëve i erdhi në mend sezoni i shkuar, ku kapiteni luajti vetëm tre ndeshje në total gjatë gjithë sezonit.
Gjithsesi, lajmet e para treguan se bëhej fjalë për një dëmtim të lehtë dhe se Nojer do të rikthehej brenda disa ditëve. Kur kanë kaluar dy ditë nga ndeshja ndaj Leverkusen, prestigjiozja “Bild” lëshon bombën.
Sipas raportimeve, përflitet se Nojer mund të ketë dëmtim në gishtin e dorës dhe mund të mungojë të paktën tre muaj. Pritet të bëhen ekzaminime më të detajuara në orët në vazhdim për të marrë një përgjigje përfundimtare. Bajerni është përsëri në alarm. Kapiteni Nojer mund edhe të humbasë sezonin…