Teuta do kërkojë të mbrojë trofeun “Pascucci”, pasi e mundi me rezultatin 2-0 Lirinë e Prizrenit dhe tanimë do të përballet me Partizanin, që gjithashtu kishte triumfuan në takimin e parë. Për durrsakët kanë shënuar dy prej afrimeve të verës.
I pari ishte Seku Kamara, i marrë nga Besëlidhja, por vjet ka qenë pjesë e Flamurtarit në Superiore. Golin e dytë e realizoi Ditmar Bicaj pas një gabimi të portierit të Lirisë. Një ndeshje e veçantë për Bledi Shkëmbin, që vjet drejtoi bardhezinjtë në eksperiencën e parë si trajner.
Trofeu Pascucci
Teuta-Liria 2-0
Shënues: Kamara 26’, Bicaj 36’
Teuta: Hidi, Hakaj, Bici, Osmani, Gjorgievski, Avdyli, Sidibe, Kruja, Vila, Kamara, Latif.