Triumfojnë Besa e Shënkolli, paqe mes Dinamos dhe Apolonisë

Përballje të shumta miqësore të zhvilluara sot. Interesant në Fier takimi mes Apolonisë vendase dhe Dinamos. Një përballje e mbyllur në barazim 1-1, me fierakët që arritën të shënonin të parët me anë të Mehmetit. Blutë nga kryeqyteti barazuan pesë minuta para mbylljes së takimit, pasi Cceliku gjeti rrugën e rrjetës.

Ka triumfuar Besa, që përballë sot kishte Shqipërinë U20. Një gol i shënuar në pjesën e parë nga Donald Mëllugja ka vendosur fatet e këtij takimi. Ndërkohë edhe Elbasani ka luajtur sot me Vllaznimin dhe është mposhtur me rezultatin 0-1.

Ishte parashikuar të luhej një miqësore me ekipin U19 të Vllaznisë, por sot Shënkolli ka luajtur brenda familjes. Përballë formacionit të Alket Krujës sot ishte skuadra e U17 të Akademisë së futbollit në Shënkoll. Trajneri Kruja deklaroi për SportEkspres.com se ka qenë një ndeshje e luftuar dhe skuadra e tij tregoi stabilitet në lojë. Mesjavën e ardhshme te Shënkolli kanë menduar të zhvillojnë një tjetër miqësore.

MIQESORE – E shtunë, më 12 janar

Shqipëri U20-Besa 0-1
Shënues:
Mëllugja 35’

Apolonia-Dinamo 1-1
Shënues:
Mehmeti 12’ / CCeliku 85’

Elbasani-Vllaznimi 0-1

Shënkolli-Shënkolli U17 3-0
Shënues: Gjinaj (2), Viktor Kale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online