“Tri vite në terr”, Xhekson Martinez rikthehet aty ku shkëlqeu

Tri vite më parë, Xhekson Martinez, ishte objektiv për një pjesë të madhe të klubeve në Europë. Paraqitjet me Porton në kampionat dhe Europë kishin bindur shumë trajnerë.

Kolumbiani u transferua tek Atletiko Madrid në verën e vitit 2015. Por, në katër muajt që pasuan, Martinez nuk shfaqi qoftë për një moment atë që tregoi te Porto për tri vite më radhë. Në shkurt bëri gati valixhet për në Kinë, ku për një far kohe ishte futbollisti i pestë më i paguar në planet.

Aventura në shtetin aziati filloi mirë, por pas pak muajsh gjithçka u kthye përmbys. Zënkat me drejtuesit e klubit bënë që të përfundonte tek ekipi rezervë. Në dy vite e gjysmë në Kinë, Martinez luajti vetëm 10 herë, ku shënoi katër gola.

Sot kolumbiani firmosi për një me klubin modest të Portimonenses në Portugali. Me rikthimin në kampionatin ku mori emër, sulmuesi 31-vjeçar synon të ringjallë karrierën e tij për ato pak vite që i kanë ngelur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online