Tre objektiva për merkaton e verës, Junajtid nuk i ndahet Serisë A

Mançester Junajtid është rikthyer te rezultatet pozitive me uljen e Solskjaerit në stol, ndërsa drejtuesit e klubit vazhdojnë të punojnë për të përforcuar ekipin për në merkaton e verës. Prioriteti mbetet reparti difensiv dhe dëshirat e “Djajve të Kuq” luajnë në Serie A.

Siç raporton “Daily Mail”, drejtuesit e Junajtid kanë tre objektiva të mëdha për në verë. Ata janë Kalidu Kulibali i Napolit, Milan Shkriniar i Interit dhe Hoakim Andersen i Sampdorias.

Senegalezi i Napolit është objektivi kryesor, por ai kushton shumë dhe do të jetë e vështirë për të bindur presidentin De Laurentis të heqë dorë nga shërbimet e lojtarit.

Sllovaku i Interi është një tjetër objektiv. 23-vjeçari është një nga më të mirët në rolin e tij dhe kontrata me zikaltrit i përfundon në verën e vitit 2022. Junajtid pëlqen shumë dhe 22-vjeçarin danez të klubit dorian. Andersen kushton më pak se dy të parët, por ai ka oferta të shumta dhe klubi anglez duhet të bindë presidentin Ferrero për të transferuar qendërmbrojtësin në Premier Ligë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *