Trashi jashtë, Lerda ndryshon edhe sulmin e “demave”

Partizani luan miqësoren e tretë, këtë herë ndaj polakëve të Krakovia. Klubi i kuq ka zbuluar edhe formacionin për këtë ndeshje dhe bien në sy disa lëvizje. Njëra është në mbrojtje, me Lorenc Trashin që i ka lënë vendin Esin Hakajt.

Nuk ka informacion për ndonjë dëmtim të Trashit, apo nëse është një “dënim” për postimin e bërë në rrjetet sociale, ku paralajmëronte largimin verën e ardhshme. Në mesfushë ka vend për Kristi Koten, që do të luajë me Hilën dhe Telushin.

Sulmi ndryshon krejtësisht. Në majë pozicionohet Erald Çinari, autor i golit në sfidën me NS Mura. Rikthehet titullar nga e majta Uilliam Kordeiro, kurse në krahun tjetër Jasir Asani nuk e lëshin vendin.

Miqësore – E martë, më 2 korrik

Partizani-Krakovia
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Bitri, Hakaj, Telushi, Hila, Kote, Asani, Uilliam Kordeiro, Çinari. Trajner: Franko Lerda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *