Eksod te Dinamo, tre titullarë drejt largimit

Shumë skuadra po pësojnë ndryshime gjatë kësaj periudhe, ndërkohë që një prej ekipeve që po “shpërndahet” gradualisht është Dinamo. Largimi i donatorëve Nuriu po sjell efektet e para në skuadër, teksa fillimisht ishte drejtori teknik, Artan Mërgjyshi, i cili la blutë dhe mori drejtimin e Apolonisë si trajner.

Sulmuesi Markovanbasten Çema ka kaluar te Kukësi, ndërsa të hënën Erzeni konfirmoi akordin me Marlind e Rei Nuriun. Largimi i dy futbollistëve Nuriu tregon se tashmë edhe të afërmit e tyre, donatorë në dy sezone, ,mund të konsiderohen të larguar nga Dinamo.

Një situatë jo e pritshme kjo për administratorin Ismet Saliaj, i cili ka mbi 15 vite që e drejton Dinamon e tashmë duhet që të ndalë eksodin që mund të ndodhë. Burime brenda skuadrës tregojnë për SportEkspres.com se tre lojtarë të tjerë janë gati për t’u larguar.

Ata janë mbrojtësit Ilir Allmuça dhe Ervis Kaja, si dhe mesfushori Erxhan Muça. Arsyeja kryesore janë financat, sepse donatorët Nuriu i kishin përmirësuar ndjeshëm ato. Burime pranë skuadrës dinamovite pranojnë se do ketë edhe largime të tjera. Gjithçka varet nga drejtuesit e Dinamos, të cilët duhet të nisin të lëvizin dhe të mos lejojnë eksodin.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online