Benitez zgjedh milionat e kinezëve, zyrtarizon të ardhmen

0

Rafa Benitez mbylli aventurën 3-vjeçare me Njukasëllin dhe nuk kaloi shumë kohë për të gjetur ekipin e ri. Trajneri i njohur spanjoll ka vendosur të largohet nga futbolli evropian.

59-vjeçari do të jetë trajneri i ri i Dalian Jifang, ekip që garon në elitën e futbollit kinez.

12 milionë euro në vit pritet të fitojë Benitez tek ekipi i ri, aty ku do të gjejë emra si Marek Hamshik dhe Janik Karraskon. Me sllovakun ka punuar dy vite te Napoli gjatë sezoneve 2013-2015.

Dalian Jifang do të jetë ekipi i 13-të në karrierën e trajnerit të famshëm dhe aventura e parë jashtë Evrope.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.