Trajneri i Frajburgut: Abrashi është luftëtari që ka qenë gjithmonë

Amir Abrashi u rikthye në fushat e lojës pas shumë kohëve larg tyre, për shkak të një dëmtimi afatgjatë dhe shumë të rëndë. Mesfushori kuqezi u aktivizua titullar në takimin miqësor përballë Maincit dhe bëri një paraqitje të mirë.

Për mediat gjermane ka folur trajneri i Frajburgut, Kristian Steiç i ka thurur elozhe Abrashit, për të cilin tha: “Luajti sikur nuk ishte dëmtuar. Një luftëtar i vërtetë. Kam vetëm fjalë të mira për të”,- tha shkurtimisht trajneri.

Abrashi nuk ka luajtur asnjë ndeshje në kampionat këtë sezon dhe me nisjen e fazës së dytë pritet të jetë titullar i padiskutueshëm te skuadra e Frajburgut. Dëmtimi në gju e ka penalizuar “maratonomakun” e mesfushës së skuadrës gjermane dhe të kombëtares.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *