Frenon PSG, De Laurentis nuk kënaqet nga oferta

“Alan te PSG? Nëse francezët ofrojnë 80 milionë euro, do ta nisja në këmbë për në Paris”, ishin fjalët e Antonio Kasanos pak ditë më parë në një intervistë. Francezët duket se i kanë dëgjuar fjalët e ish-sulmuesit dhe tanimë ka të reja në lidhje me tratativat për mesfushorin e Napolit.

Gazetta dello Sport raporton se PSG është zmbrapsur disi dhe ua ka bërë të qartë italianëve se nuk jep asnjë cent mbi 50 milionë euro për Alan. Këtë shifër Aurelio Di Laurentis nuk e merr në konsideratë dhe me shumë mundësi kjo pistë merkatoje për francezët mund të konsiderohet e sfumuar.

Alan është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Napolit dhe normalisht që presidenti i skuadrës italianë nuk dëshiron ta lëshojë. Ai ka një eksperiencë të madhe në Serie A, teksa fillimisht iu bashkua Udinezës në verën e vitit 2012.

Mesfushori 28-vjeçar është pjesë e Napolit që në vitin 2015 dhe është kthyer në një nga lojtarët kyç të kësaj skuadre. Paraqitjet e bërë në Serie A kanë tërhequr edhe interesin e klubeve të tjera, me PSG-në që po këmbëngul më së shumti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online