Klubi i Ostendes, pjesë e secilit është sulmuesi shqiptar Sindrit Guri, ka njoftuar trajnerin që do të udhëheqë ekipin gjatë sezonit të ardhshëm.
Norvegjezi Kore Ingebrigtsen është prezantuar sot nga drejtuesit e klubit. Tekniku 53-vjeçar vjen eksperience te Rossenborg në Norvegji, skuadër ku fitoi tri kampione radhazi dhe dy kupa.
Në fjalët e tij të para si trajner i Ostendes, norvegjezi u shpreh se ishte i lumtur që iu dha mundësia të punonte në një klub jashtë atdheut të tij. Ndër të tjera Ingebrigtsen tha para gazetarëve se drejtuesit e klubit kanë një plan ambicioz dhe përforcime janë piketuar që tani.
E ardhmja e Sindrit Gurit te klubi belg mbetet ende në pikëpyetje. Futbollisti shkodran ka shënuar 2 gola në 28 paraqitje në kampionat, ku më së shumti aktivizohet si zëvendësues. Kontrata e 25-vjeçarit me Ostenden zgjat deri në qershor të vitit 2021.