Toti: Kisha raport të veçantë me këtë lojtar, kënaqej sa herë luante me mua!

Françesko Toti ka luajtur me qindra futbollistë te Roma. Të gjithë iknin një moment, ndërsa kapiteni qëndronte gjithmonë. Në një prononcim për “bein Sports”, legjenda verdhekuqe zbulon personin me të cilin ishte shumë i lidhur.

Ai quhet Momo Salah, i cili luajti dy sezone për Romën përpara se të transferohej te Liverpuli në vitin 2017. Egjiptiani kishte një respekt të madh për Totin dhe për të ishte gjithmonë kënaqësi të luante me kapitenin.

Sinqerisht, më vjen keq për çdo lojtar që largohet nga skuadra, sepse afeksionohesh me të dhe e ndjek çdo ditë. Ky është rasti i Salah, Alison dhe ish-romanistëve të tjerë. Me Momon kam patur një marrëdhënie të veçantë. Gjithmonë sa herë stërviteshim apo luanim bashkë, ai më thoshte: ‘Ti je një futbollist i niveli krejtësisht të ndryshëm.’ Zbavitej kur luante me mua, gjithashtu ishte një person i jashtëzakonshëm dhe real. Salah ka dhënë shumë për Romën, por në jetë të duhet të marrësh disa vendime dhe kjo gjë duhet respektuar”, përfundon Françesko Toti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online