Totenhemi me 4 “holandezë” në formacion, alarm fals për sulmuesin kryesor

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampionëve luhet sot në orën 21:00 në Londër, aty ku Totenhemi pret surprizën e bukur të këtij edicioni, Ajaksin. “Gjelat” kanë një rekord shumë të mirë në fushën e tyre dhe përballë Ajaksit, do të synojnë fitoren, në mënyrë që ta kenë sa më të lehtë transfertën holandeze.

Megjithatë, Ajaksi ka treguar se është një skuadër që di të befasojë, duke mundur Realin e Madridit në “Bernabeu” dhe Juventusin në “Allianz Stadium” gjatë këtij sezoni. Një sfidë që garanton spektakël…

Formacionet zyrtare:

Totenhem: Loris, Tripier, Sançez, Aldervireld, Vertongen, Uaniama, Rouz, Eriksen, Ali, Lukas, Jorente

Ajaks: Onana, Veltman, De Ligt, Blind, Taljafiko, De Jong, Shëne, Van de Beek, De Jong, Zijesh, Neres, Tadiç

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *